Interi i i Lukakut eliminohet nga Liga e Kampionëve, ish-bashkëlojtari tallet ashpër me belgun në rrjetet sociale

Interi i i Lukakut eliminohet nga Liga e Kampionëve, ish-bashkëlojtari tallet ashpër me belgun në rrjetet sociale

Sport December 11, 2019 - 08:25
Detajet

Luke Shaw është treguar i shpejtë duke i ururar mikpritje Romelu Lukakut në Ligën e Evropës pasi Interi u mposhtë nga Barcelona duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Në ndeshjen e gjashtë të fazës së grupeve, Interi duhej të shënonte fitore mbrëmë për të kaluar tutje, por nga ana tjetër, Dortmundi u tregua skuadër më e mirë me Slavia Pragën dhe kaloi tutje.

“Nerrazzurrët” dështuan ta mposhtin Barcelonën, dhe tani Lukakut të Interit i ka uruar mikpritje ish-bashkëlojtari i tij Shaw.

“Mirësevjen prapë”, ka shkruar Shaw në rrjetin social ‘Twitter’.

Lukaku ishte pjesë e Manchester Unitedit edicionin e kaluar, ku kishin luajtur së bashku në Ligën e Kampionëve por që në fund ishin eliminuar nga Barcelona.

Sulmuesi belg vendosi të largohej nga ‘Old Trafford’ në verë për t’iu bashkuar Interit.

Pavarësisht kësaj, Lukakut i ka ecur mirë me Interin, duke shënuar dhjetë gola në 15 ndeshje në Serie A, si dhe dy gola në Ligën e Kampionëve./Zëri.info