Liverpooli e Napoli kalojnë tutje në Champions

Liverpooli e Napoli kalojnë tutje në Champions

Sport December 10, 2019 - 20:44
Detajet

Liverpooli dhe Napoli e kanë siguruar kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve pas fitoreve të sotme ndaj Salzburgut, përkatësisht Genkut, shkruan zeri.info

Liverpooli triumfoi 2:0 në udhëtim te Salzburgu, duke e mbyllur grupin E në vendin e parë.

Naby Keita shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 58-të, kurse epërsia u dyfishua nga Mohamed Salah (59’) vetëm një minutë më vonë.

Me këtë fitore, Liverpooli pas gjashtë ndeshjeve ka grumbulluar 13 pikë dhe zë vendin e parë në grupin E.

Ndërkohë, Napoli fitoi me shifrat 4:0 në shtëpi ndaj Genkut.

Arkadiusz Milik (2’, 26’, 38’) shënoi het-trik për vendasit, kurse goli i katërt u realizua nga Dries Mertens, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 75-të.

Napoli kualifikohet tutje nga pozita e dytë në grup me 12 pikë./Zëri

Image