Kryetari i Federatës së Pingpongut udhëton në Liban

Kryetari i Federatës së Pingpongut udhëton në Liban

Sport December 10, 2019 - 18:32
Detajet

Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku ka udhëtuar në Beirut të Libanit për të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të MTTU-së

Me ftesë të Kryetarit të Federatës së Pingpongut të Libanit, Selim Hajj Nicolas, Çitaku ka marrë pjesë në Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Unionit Mesdhetar të Pingpongut. Mbledhja është mbajtur në Beirut, në zyrat e Federatës Libaneze.

 Çitaku i cili mban edhe pozitën e zv.Presidentit të Unionit Mesdhetar, gjatë mbledhjes ka shpalosur brend identitetin e ri te MTTU-së, i cili është aprovuar unanimisht nga të gjithë anëtaret e bordit. Brendimi i ri i MTTU-së, ka për qellim të gjenerojë më shumë të hyra për unionin, në mënyrë që të promovohet sa më shumë sporti i pingpongut në Mesdhe.

 Në kuadër të vizitës në Beirut, Kryetari z. Çitaku është pritur ngrohtësisht edhe nga Sekretari Gjeneral i Komitetit Olimpik të Libanit, Hassan Restum, ku përveç zhvillimit të pingpongut është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy komiteteve nacionale olimpike. Nehati ishte i shoqëruar nga Selim Hajj Nicolas, kryetar i Federates së pingpongut të Libanit.

Reatum përgëzoi Çitaku për promovim e Shtetit te ri të Kosovës përmes sportit, si dhe urori për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Image