Wilder kritikoi Joshuan, vjen reagimi i fuqishëm i britanikut

Wilder kritikoi Joshuan, vjen reagimi i fuqishëm i britanikut

Sport December 10, 2019 - 17:12
Detajet

Anthony Joshua i është përgjigjur Deontay Wilderit, pasi ky i fundit e kritikoi paraqitjen e britanikut ndaj Andy Ruiz Jr, transmeton zeri.info

Joshua i rifitoi titujt e tij IBF, WBA, WBO dhe IBO me fitoren ndaj Ruizit në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite të shtunën.

Joshua triumfoi me vendimin e gjyqtarëve.

Por, Wilderit nuk i kishte pëlqyer paraqitja e Joshuas.

“Joshua bëri atë që duhej të bënte për të marrë fitoren. Ai vrapoi rreth ringut dhe ishte në biçikletën e tij gjatë gjithë ditës”, tha Wilder.

“Në parim, ai e pati Klitschkon në kampin e tij dhe ai i ngjante shumë Klitschkos: metodën godas-kap-mbaj. Kjo është gjithçka që bëri gjatë gjithë natës”, shtoi ai.

Ndërkohë, Joshua tha: “Ky është mendimi i Wilderit. Shumë njerëz nuk kanë ndonjë kockë të mirë në trup për të thonë ndonjë gjë pozitive”./Zëri