Shkëlqeu me dy gola në fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, 'shpërblehet' Besart Berisha

Shkëlqeu me dy gola në fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, 'shpërblehet' Besart Berisha

Sport December 10, 2019 - 08:54
Detajet

Sulmuesi nga Kosova Besart Berisha ka vazhduar me gola në kampionatin australian për skuadrën e tij Western United.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës ka shkëlqyer në fitoren e madhe të Western United 3:1 ndaj Melbourne Victory, shkruan Zëri.info.

Berisha ka shënuar dy gola në këtë sfidë, duke rikthyer ekipin e tij te fitorja pas tri disfatave radhazi.

Image

Berisha fillimisht shënoi në minutën e 17-të me kokë për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Ndërkohë goli i dytë personal për Besartin erdhi në minutën e 43-të, përsëri me kokë kur realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Përveç dy-golëshit, Berisha bëri edhe një paraqitje brilante për skuadrën e tij derisa tashmë është ‘shpërblyer’.

Në formacionin e javës së nëntë në kampionatin australian, Berisha është përzgjedhur në qendër të sulmit.

Ndryshe, Berisha u transferua së fundmi në Australi pas një aventure të dobët në Japoni me Hiroshiman./Zëri.info