Gattuso bëhet me punë te re, merr drejtimin e këtij ekipi gjatë kësaj jave

Gattuso bëhet me punë te re, merr drejtimin e këtij ekipi gjatë kësaj jave

Sport December 09, 2019 - 14:29
Detajet

Në një zhvillim të papritur, raportohet se Napoli do ta emërojë ish-trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso në krye të skuadrës, transmeton zeri.info

“CalcioNapoli24” raporton se Gattuso do të jetë trajneri i ri i Napolit nga e mërkura, duke e zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Napoli është duke kaluar nëpër një formë të dobët këtë edicion dhe momentalisht zë pozitën e shtatë me 21 pikë.

Gattuso ishte larguar nga Milani në fund të edicionit të kaluar pas dështimit për ta kualifikuar klubin kuqezi në Ligën e Kampionëve./Zëri