Inter – Barça , si një finale

Inter – Barça , si një finale

Sport December 09, 2019 - 13:05
Detajet

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti thotë se gjithmonë duket si një finale kur klubi italian përballet me Barcelonën dhe parshoi një spektakël të madh të martën, transmeton zeri.info

Gjiganti katalunas arrin në “San Siro” si fitues i grupit F të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së martës, por Interit i duhen tri pikët për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Moratti thotë se e zikaltrit nuk mund të mendojnë për rezultatin e ndeshjes së Borussia Dortmundit, që do të luajë ndaj Sparta Pragës.

“Inter – Barcelona është gjithmonë e veçantë, për historinë, për prestigjin dhe për kualitetin e madh të dy skuadrave. Gjithmonë duket si një finale”, tha Moratti./Zëri