Ballkani, Ismet Munishi, Barcelona, Ronaldinho, ‘Qeqa’ me deklaratë interesante

Ballkani, Ismet Munishi, Barcelona, Ronaldinho, ‘Qeqa’ me deklaratë interesante

Sport December 09, 2019 - 12:32
Detajet

Gazetarja e mirënjohur dhe komentatorja e sportit, Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa e ka dhënë një deklaratë interesante rreth kampionit të Kosovës, Ballkanit të Suharekës, shkruan Zëri.info.

Ballkani në këtë kampionat shkaktoi sensacion duke përfunduar në vendin e parë në stinorin vjeshtor.

“Ballkanin e Ismet Munishit do ta krahasoja me buzëqeshjen e Ronaldinhos. Kur Barcelona ka qenë në depresion, vjen Ronaldinho, ia kthen shpresën dhe buzëqeshjen. Mënyra se si ka performuar, ka qenë me buzëqeshje. Këtë e mora figurativisht. Me këtë Ballkan tashmë e kemi një konkurrent shumë të fuqishëm në Kampionat dhe Digitalb Kupë”, ka thënë Qeqa për Dueli Sportiv, përcjell Zëri.info

Ballkani përfundoi në pozitën e parë me 34 pikë të mbledhura. /Zëri.info