Mësohet kundërshtari i radhës i Anthony Joshuat pas triumfit të djeshëm në Arabinë Saudite

Mësohet kundërshtari i radhës i Anthony Joshuat pas triumfit të djeshëm në Arabinë Saudite

Sport December 08, 2019 - 18:43
Detajet

Anthony Joshua nuk e ka ndërmend të ndalet, derisa ka thënë se e mirëpret një përballje me Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik riktheu tre titujt e kampionit të botës dje duke mposhtur Andy Ruiz në Jedah të Arabisë Saudite, shkruan Zëri.info.

Triumfi i madh i Joshuat erdhi gjashtë muaj pas humbjes nga meksikano-amerikani.

Image

Megjithatë, tashmë Joshua e ka për detyrë t'i mbrojë titujt e tij në WBA, WBO dhe IBF.

Joshua do të duhet të përballet me Usyk ose Kubrat Pulev.

"Nuk e kam problem. E mirëpres një përballje të tillë", ka thënë Joshua kur është pyetur për përballjen me Usyk./Zëri.info