Nuk ka kush që e ndalë, Edon Zhegrova tregon edhe njëherë klasin me Baselin
Sport
December 08, 2019 - 17:06
Detajet
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Baselit dhe Sionit.
Në kuadër të javës së 17-të në Superligën zvicerane, Baseli është në epërsi 2:0 ndaj Sionit, raporton Zëri.info.
Eray Comert dhe Arthur shënuan golat për Baselin, derisa të parin e asistoi mesfushori nga Kosova Taulant Xhaka.
Por, para golit të Comert, Edon Zhegrova, futbollisti tjetër shqiptar tregoi klasin e tij.
Sulmuesi prishtinas me të majtën e tij mbresëlënëse, hutoi me të madhe futbollistët e Sionit./Zëri.info