Bekim Isufi pasi u eliminua nga Kupa, shpërthen ndaj gjyqtarëve

Bekim Isufi pasi u eliminua nga Kupa, shpërthen ndaj gjyqtarëve

Sport December 08, 2019 - 15:04

Ferizaj sot i ka dhënë fund aventurës në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, pasi që është eliminua nga Liria me rezultat 1:0 në një ndeshje tejet të tensionuar, me ç’rast ferizajasit mbeten pa tre futbollistë pas ndëshkimit me kartonë të kuq, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi është parë shumë i mllefosur më atë që ndodhi në Prizren.

“Pak futboll u pa sot dhe sinqerisht nuk e di arsyen pse ndodhi kështu. Realisht edhe ne, por edhe Liria nuk e kemi fondin e mjaftueshëm për të luftuar për këtë kompeticion. Do të ishte fat i madh për skuadrat që do të shortoheshin me ne ose Lirinë në fazën tjetër të garave. Sinqerisht niveli i Ligës së Parë është shumë i ulët, sepse për kualitete nuk dua të flas. Liria na ka mposhtur dhe ne duhet përgëzuar”, deklaroi fillimisht Isufi.

“Nuk dua të ankohemi për shkak se e kemi humbur ndeshjen, por sinqerisht të lihet një gjyqtarë si Kreshnik Vula jashtë fushave të blerta dhe të delegohet një gjyqtar anonim në këtë ndeshje kaq të rëndësishme është për tu habitur. Tre kartonët e kuq të ardhur në kohën shtesë janë si rezultat i asaj që është akumoluar në fushën e lojës, sepse ata lojtarë kanë një arsye për të cilët kanë ardhur në këtë gjendje”, përfundoi Isufi. /Zëri.info