Çudi shqiptare, skuadra nuk kishte fanellë të dytë, ndeshja pezullohet

Çudi shqiptare, skuadra nuk kishte fanellë të dytë, ndeshja pezullohet

Sport December 08, 2019 - 14:53
Detajet

Ekipi i 17-vjeçarëve të skuadrës së Tiranës, udhëtonte ditën e sotme drejt Shkodrës, për takimin ndaj KF Shkodrës. Por, në rezultatet që pasqyron vetë FSHF, takimi duket i pezulluar dhe nuk ka nisur.

Në një njoftim të bërë nga Akademia Shkodra në faqen zyrtare të akademisë shkodrane në “Instagram”, bëhet me dije se Tirana nuk kishte uniformën e dytë, dhe për këtë arsye ndeshja nuk ka nisur fare.

Vendasit luanin me uniformë të bardhë, ndërkohë që edhe Tirana kishte uniformë të bardhë, dhe duke e pasur të pamundur që të dyja ekipet të luanin me të njëjtën uniformë, zyrtarët e ndeshjes nuk e kanë nisur. Me shumë mundësi, KF Shkodra pritet që të marrë 3 pikët në tavolinë për këtë ndeshje.