Kompletohen çerekfinalistët e Kupës, këto janë tetë skuadrat e kualifikuara

Kompletohen çerekfinalistët e Kupës, këto janë tetë skuadrat e kualifikuara

Sport December 08, 2019 - 14:29
Detajet

Me ndeshjet që u zhvilluan sot janë kompletuar tetë skuadrat çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës të cilat garat drejt trofeut të Kupës që dërgon në Evropë i vazhdojnë vitin e ardhshëm saktësisht në muajin shkurt, shkruan Zëri.info

Prishtina, Ballkani, Feronikeli, Gjilani, Vushtrria, Drenica, Liria dhe Dukagjini janë ekipet që janë kualifikuar tutje.

Padyshim lufta më e madhe për Kupën e Kosovës pritet të jetë mes Prishtinës, Ballkanit, Feronikelit dhe Gjilanit, por nuk duhet harruar se Kupa gjithmonë ka ditur të sjellë befasi kështu që shumë lehtë edhe këtë herë mund të kemi ndonjë skuadër që nuk është cilësuar si shumë favorite të ecë tutje./Zëri.info