Fitorja më e thellë dhe ndeshja me më së shumti gola në sezonin vjeshtor të Superligës

Fitorja më e thellë dhe ndeshja me më së shumti gola në sezonin vjeshtor të Superligës

Sport December 06, 2019 - 13:38
Detajet

Stinori i sivjetmë në elitën e futbollit kosovar ka sjellë një garë jashtëzakonisht interesante dhe krejtësisht të paparashikuar, shkruan Zëri.info.

Fitoren më të thellë këtë edicion e ka shënuar Feronikeli, i cili e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 5:0.

Ndërsa ndeshja që ka prodhuar më së shumti gola ishte ajo ndërmjet Ballkanit dhe Vushtrrisë, në të cilën u shënuan plot 7 gola, 5:2 ishte rezultati përfundimtar në favor të Ballkanit.

Skuadrat, që në hapje të garave i treguan qartë objektivat e tyre, ku 6 prej tyre e synonin titullin dhe 6 të tjera mbijetesën.

Tash kur ka përfunduar pjesa e parë e kampionatit vetëm dy skuadra mund të thuhet se kanë dalë nga objektivat. Llapi që nuk ka shumë gjasa për titull dhe Dukagjini që duket se është dorëzuar në luftë për mbijetesë, por të gjitha të tjerat janë brenda objektivave sipas matematikave. /Zëri.info