Distancohet ministri: Letrën e shkroi një individ, Ministria nuk mund te ndërhyjë në FFK

Distancohet ministri: Letrën e shkroi një individ, Ministria nuk mund te ndërhyjë në FFK

Sport dhjetor 03, 2019 - 22:21
Detajet

Ministri i Sportit dhe Kulturës i Kosovës, Kujtim Gashi, e ka pranuar se ministria nuk mund të ndërhyjë në Federatën e Futbollit e asnjë federatë tjetër.

Ministria të cilën Gashi e drejton, ka lëshuar një interpretim ligjor mbi legjitimitetin e kreut aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Sipas shkresës juridike të lëshuar nga MKRS’ja, Ademi është zgjedhur kundërligjshëm si kryetar i FFK’së vitin e kaluar.

Por, në një prononcim ekskluziv për gazetën, kreu i ministrisë, Kujtim Gashi, ka deklaruar se dokumenti i lëshuar nga zyra ligjore e MKRS’së ishte gabim.

“Ai intepretim ishte gabim, pasi ministria nuk mund të ndërhyje në asnjë federatë. Ishte veprim  i një individi, por ministria nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e federatës”, u shpreh Gashi për Gazetën Olle.

Ky i fundit e pranon se ky dokument bëri bujë, teksa fajlin e lë tek zyra ligjore që ka bëra një veprim të tillë.

Ndryshe, nëse MKRS konstaton se ka pasur shkelje si në këtë rast, atëherë gjëja e vetme që mund të bëjë kjo ministri është t’ia heqë licencën FFK-së.

Por, çfarë ndodh nëse i hiqet licenca Federatës së Futbollit të Kosovës?

Edhe nëse kjo ndodh, FFK mund të veprojë edhe pa licencë, dhe e vetmi ndëshkim për ta është të mos marrin fonde nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjë që është ashtu nuk kanë nevojë, bazuar në fondet e shumta që marrin nga UEFA dhe FIFA.