Çmenduria e rusit: Rrezikoi t’i humbas duart vetëm për famë

Çmenduria e rusit: Rrezikoi t’i humbas duart vetëm për famë

Sport November 22, 2019 - 18:07
Detajet

Cyril Teresin rusi që u bë i famshëm me bicepsin gjigant që kishte duke e fituar edhe nofkën “Popaj rus” është dashur të kryejë një operim për t’i larguar muskujt nga duart e tij ndryshe rrezikonte t’i amputohej dora për shakë të shumë kimikateve dhe infeksioneve që kishte marrë mishi i tij, transmeton Zëri.info.

Cyril përdori një kombinim të kimikateve që ai bëri në shtëpi, i cili ishte i bazuar në vajin e Synth që përdoret nga bodybulderat. Ai i bëri të gjitha këto për famën në Instagram, dhe përveç kësaj, ai provoi dorën e tij në luftën MMA, të cilën e humbi te Oleg Mangol në Abakan, Rusi.

“Ishim të detyruar t’i heqim indet e dëmtuar në duar dhe tash duhet ta shikojmë venat sesi po funksionojnë, në mënyrë që gjymtyrët të mbeten funksionale”, tha kirurgu që e operoi rusin, Dimitri Melnikov.

Mediet kanë publikuar një video ku shihen mjekët që po përpiqen të ndihmojnë rusin Popeye me operacionin./Zëri.info