Mediet në Shqipëri merren me spektaklin e Ismet Munishit

Mediet në Shqipëri merren me spektaklin e Ismet Munishit

Sport November 22, 2019 - 17:37
Detajet

Ismet Munishi vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe atë jo vetëm për rezultatet fantastike që po i ka me Ballkanin por edhe me veprimet e tij në bankinë.

Munishi në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Ballkani e fitoj ndaj rivalit direkt për titull Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq dhe gjatë lëshimit të fushës ai bën një gjest që ndezë atmosferën tek shikuesit therandas.

Munishi për një moment ulet dhe lidhe këpucët gjest ky që është komentuar edhe në medite shqiptare.

“Në minutën e 85-të të ndeshjes, Munishi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestave të tepruara ndaj gjyqtarit Genc Nuza. Në momentin që po dilte nga fusha, trajneri duartrokiti tifozët e Ballkanit dhe më pas u ul në fushë dhe filloi të lidhte këpucët.

Ky veprim shkaktoi të qeshura në shkallët e stadiumit. Munishi nuk u mjaftua me kaq, teksa u ngrit dhe dërgoi një puthje me dorë në drejtim të lojtarëve. Ky moment është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale”, ka shkruar panoramasport./Zëri.info

Veprimi i trajnerit Ismet Munishi on Vidnews.