Real Madrid hap kuletën, ofron 80 milionë euro për futbollistin e Series A

Real Madrid hap kuletën, ofron 80 milionë euro për futbollistin e Series A

Sport November 22, 2019 - 11:15
Detajet

Gjiganti spanjoll Real Madrid po mendon që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, shkruan Zëri.info.

Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane po e pëlqen mbrojtësin e Interit, Milan Skrinar.

Real Madrid shpreson që një ofertë prej 80 milionë euro të jetë e mjaftueshme për të nënshkruar me Milan Skriniar.

Image

Mithat Hali, agjent i lojtarit, kohëve të fundit ka folur për këtë çështje, duke pranuar se lojtari mund t’i bashkohet Real Madridit, por ka cekur një çmim prej 100 milionë euro.

Skriniar këtë sezon për Interin është paraqitur në 16 ndeshje në të gjitha garat.

24 vjeçari Skriniar, te Inter është transferuar në vitin 2017 nga Sampdoria. /Zëri.info