Klubet italiane vihen pas portierit shqiptar

Klubet italiane vihen pas portierit shqiptar

Sport November 21, 2019 - 23:50
Detajet

Portieri shqiptar, Gentian Selmani është duke bërë paraqitje të mira me Menemenspor, skuadër kjo që bën gara në ligën e dytë të Turqisë, transmeton zeri.info

Falë paraqitjeve të tij të mira, Selmani mund të ndryshojë klub në afatin kalimtar të janarit apo atë të verës.

Lecce dhe Torino janë duke u interesuar për portierin shqiptar, raporton “Calciomercato”.

Por, nga ana tjetër menaxheri i lojtarit Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me këto skuadra, dhe zbulon se Selmanin e kërkojnë në Gjermani dhe në Superligën turke.

“Nuk kemi pasur kontakte me Leccen dhe Torinon. Por, presidenti i Menemesporit ka thënë se dëshiron të bisedojë me disa klube italiane. Për Selmanin na kanë ardhur oferta nga Superliga turke dhe nga Gjermania”, ka thënë ai./Zëri

Image