Ylli i Juventusit i pakënaqur: Situata duhet të ndryshojë

Ylli i Juventusit i pakënaqur: Situata duhet të ndryshojë

Sport November 20, 2019 - 22:53
Detajet

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka paralajmëruar se situata e tij duhet të ndryshojë nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit torinez, transmeton zeri.info

Can ka mbetur jashtë ekipit të Maurizio Sarrit këtë edicion, derisa duke shprehur acarimin e tij me situatën, reprezentuesi gjerman raportohet se mund të largohet në janar.

“Unë jam ende lojtar i Juventusit. Sigurisht unë nuk jam i kënaqur me situatën, por unë jam duke e bërë punën time dhe jap 100% tim në çdo seancë stërvitore”, ka thënë Can.

“Unë po provoj ta ndryshoj situatën time, asnjë lojtar nuk është i lumtur kur nuk luan”, shprehet ai./Zëri