Mbyllet kampanja kualifikuese për Kampionatin Evropian, këto janë të gjitha rezultatet e ditës së sotme

Mbyllet kampanja kualifikuese për Kampionatin Evropian, këto janë të gjitha rezultatet e ditës së sotme

Sport November 19, 2019 - 22:35
Detajet

Me takimet e ditës së sotme është mbyllur kampanja kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Uellsi është skuadra e fundit që është kualifikuar në Evropian, duke iu bashkuar Kroacisë si dy skuadrat e para në grupin E.

Uellsi triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Hungarisë, e cila para këtij takimit ishte në vendin e dytë të grupit E.

Aaron Ramsey i realizoi të dy golat për uellsianët në minutat 15’ dhe 47’.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovaki fitoi 2:0 ndaj Azerbajxhanit.

Në grupin C, Gjermania siguroi vendin e parë pas triumfit 6:1 kundër Irlandës së Veriut. Serge Gnabry (19’, 47’, 60’), Leon Goretzka (43’, 73’) dhe Julian Brandt (90’) shënuan për vendasit, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Michael Smith (7’).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Holanda që kishte siguruar më herët kualifikimin, fitoi 5:0 ndaj Estonisë.

Këto janë të gjitha rezultatet dhe renditjet e grupeve pas ndeshjeve të sotme:

Image

Image

Image

Image

Image