Mesazhi emocional i ushtarit britanik që shërbeu në Kosovë për veprimin e tifozëve kosovarë në 'Fadil Vokrri'
FOTO: Laura Hasani

Mesazhi emocional i ushtarit britanik që shërbeu në Kosovë për veprimin e tifozëve kosovarë në 'Fadil Vokrri'

Sport nëntor 18, 2019 - 17:55
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Gjatë intonimit të himnit, tifozët e Kosovës mbajtën nga një flamur anglez në shenjë respekti për shtetin e Anglisë.

Ky veprim i tifozëve të Kosovës e ka mahnitur edhe një ushtar anglez, i cili ka shërbyer në Kosovë në luftën e fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social 'Twitter', Paul Radley ka shkruar:

“Si ushtar britanik që isha atje në konflikt, kjo m’i mbushi sytë me lotë”./Zëri.info