Lukaku, një fenomen

Lukaku, një fenomen

Sport November 18, 2019 - 11:42
Detajet

Michy Batshuayi ka lavdëruar bashkëkombësin e tij Romelu Lukaku, duke e quajtur atë një fenomen pas fitores së Belgjikës 4:1 ndaj Rusisë. Batshuayi e zëvendësoi Lukakun gjatë pjesës së dytë ndaj Rusisë, por jo para se sulmuesi i Interit të shënojë gol në “St Petersburg”, transmeton zeri.info 

“Romelu është një fenomen”, deklaroi sulmuesi i Chelseat.

“Ne mund të luajmë shumë mirë së bashku. Unë mendoj qe ne e plotësojmë njëri tjetrin në mënyrë të përkryer. Ai e ka fuqinë dhe unë e kam teknikën. Unë gjithashtu mund të luajë më thellë”, ka shtuar ai.

Belgjika tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionat Evropian nga si lidere e grupit I të kualifikimeve, derisa nesër përballet në ndeshjen e fundit në grup përballë Qipros./Zëri