'Shpërthen' tifozi anglez që nuk siguroi biletë: Kosova dhe Anglia po luajnë, ne po qëndrojmë jashtë në një kodër

'Shpërthen' tifozi anglez që nuk siguroi biletë: Kosova dhe Anglia po luajnë, ne po qëndrojmë jashtë në një kodër

Sport November 17, 2019 - 18:19
Detajet

Kanë kaluar rreth 20 minuta në mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Si shumë tifozë të Kosovës, ashtu edhe anglezë kanë mbetur pa siguruar biletë për ta shikuar ndeshjen nga afër në stadium, shkruan Zëri.info.

I palumtur që nuk ndodhet në stadium është edhe një tifoz anglez, i cili e ka shprehur frustrimin e tij në rrjetet sociale.

"Kosova dhe Anglia po luajnë dhe ne jemi duke qëndruar në një kodër jashtë stadiumit", ka shkruar tifozi Matthews Jones në 'Twitter'.

Kosova është duke u përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Image

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info