Ish-futbollisti i Arsenalit në 'Fadil Vokrri', ka disa fjalë të mëdha për Kosovën

Ish-futbollisti i Arsenalit në 'Fadil Vokrri', ka disa fjalë të mëdha për Kosovën

Sport November 17, 2019 - 17:45
Detajet

Ish-futbollisti legjendar i Arsenalit dhe Anglisë Lee Dixon ndodhet në 'Fadil Vokrri'.

Ai do ta përcjell nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, e cila fillon nga ora 18:00, raporton Zëri.info.

Para ndeshjes, Dixon për Super Sport Kosova ka thënë se në mes të tjerash, është adhurues i Përfaqësueses së Kosovës.

"Mëkat që ky stadium nuk është më i madh. Besoj se sonte Anglia do të fitoj, por që shpresoj se edhe Kosova të luajë në 'Euro 2020' nga Liga e Kombeve", tha Dixon.

Image

Kosova do të luajë ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova do të futet në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë pritet të jetë i stërmbushur.

Ky takim pritet të fillojë me fillim nga ora 18:00. /Zëri.info