Tifozët anglezë në Prishtinë e këndojnë këngën shumë të dashur për shqiptarët

Tifozët anglezë në Prishtinë e këndojnë këngën shumë të dashur për shqiptarët

Sport November 16, 2019 - 23:37
Zbuloni detajet

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sonte është krejtësisht ndryshe, shkruan Zëri.info.

Tifozët nga Anglia të cilët kanë ardhur për ta përkrahur Kombëtaren e tyre në ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020", i ka dhënë hijeshi qytetit.

Ata po festojnë nëpër rrugë e kafiteri të qytetit.

Disa nga ta po këndojnë edhe shqip ndërkohë që në një video shihen duke e kënduar këngën shumë të dashur për shqiptarët, "Xhamadani vija vija".

Kosova dhe Anglia luajnë të dielën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info