A i meritojnë këto vlerësime futbollistët e Kosovës nga Gareth Southgate?

A i meritojnë këto vlerësime futbollistët e Kosovës nga Gareth Southgate?

Sport November 16, 2019 - 20:34
Zbuloni detajet

Kombëtarja e Anglisë po e mban konferencën për media në Hotel "Emerald", shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, është paraqitur në konferencë së bashku me futbollistin Harry Winks.

"Unë nuk kam qenë i befasuar fare kur Kosova e mundi çekinë në shtëpi. E di se futbollistët e Kosovës janë dëshpëruar me humbjen në Ceki dhe duan që ta përmirësojnë ata me një fitore ndaj Anglisë", ka deklaruar Gareth Southgate, shkruan Zëri.info.

Image

Southgate foli për pritjen që i është rezervuar në Kosovë.

"Është me rëndësi që nesër do të ketë festë për Kosovën. Lojtarët do të luajnë pa preison. Ne rezervuan pritje briliante, të jashtëzakonshme. E dimë se lojtarët e Kosovës dëshirojnë që nesër të na mposhtin", ka thënë Gareth Southgate në konferencën për media, përcjell Zëri.info.

Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Sfida Kosovë - Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info