Bota e futbollit është e mahnitur: Kjo që bën futbollistet e Italisë është për t'u admiruar

Bota e futbollit është e mahnitur: Kjo që bën futbollistet e Italisë është për t'u admiruar

Sport November 15, 2019 - 23:35
Detajet

Në eliminatoret e Kampionatit Evropian të futbollit për femrat U-21, Kombëtarja e Italisë triumfoi me rezultat 5:0 ndaj Maltës.

Në këtë ndeshje, vashat italiane bën një paraqitje mbresëlënëse kundër Maltës, shkruan Zëri.info.

Ato shënuan pesë gola në portën e kundërshtarit, por që ajo që mahniti botën e futbollit ishte ekzekutimi i gjuajtjes së lirë.

Valentina Sernoja shënoi nga një distancë prej 20 metrash në minutën e 27-të, derisa kishte tre 'mure të gjalla' para vetes.

Para portieres malteze ndodheshin tre futbollistet e Italisë, pastaj katër futbolliste malteze ishin më afër Sernojas.

Kur Valencia gjuajti, futbollistet italiane u futën në zonën e penalltisë për ta hutuar kundërshtarin.

Një goditje e shkëlqyer me të majtën mjaftoi që ta niste mirë këtë ndeshje për Italinë./Zëri.info