Ndeshja Austri - Kosovë mbyllet me rezultat të hidhur për 'Dardanët'

Ndeshja Austri - Kosovë mbyllet me rezultat të hidhur për 'Dardanët'

Sport November 15, 2019 - 19:52
Detajet

Kosova U-21 ka pësuar humbje të hidhur në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2021'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Keine Sorgen Arena', djelmoshat e Rafet Prekazi janë mposhtur nga Austria me rezultat 4:0, raporton Zëri.info.

Image

Austriakët e dominuan ndeshjen që nga fillimi, derisa në pjesën e parë shënuan dy gola përmes Raguz ('14) dhe Friedl ('20).

Ndërsa, në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë përmes Friedl ('69) dhe Lovric ('74).

Kështu, Kosova pas pesë ndeshjeve eliminatore, numëron dy fitore dhe tri humbje./Zëri.info

Image