U pa duke qarë pas humbjes nga Çekia, tifozët befasojnë Mërgim Vojvodën në hyrje të 'Fadil Vokrrit'

U pa duke qarë pas humbjes nga Çekia, tifozët befasojnë Mërgim Vojvodën në hyrje të 'Fadil Vokrrit'

Sport November 15, 2019 - 19:05
Detajet

Futbollistët e Kosovës ishin tejet të dëshpëruar me humbjen e djeshme nga Republika e Çekisë në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Në 'Doosan Arena', djelmoshat e Bernard Challandes pësuan humbje të hidhur me rezultat 2:1 nga Çekia për ta shuar ëndrrën për 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, futbollistët e Kosovës u panë të dëshpëruar derisa disa prej tyre edhe u panë me lot në sytë për humbjen e pësuar.

Në pasditën e sotme, yjet e Përfaqësueses së Kosovës janë kthyer në 'Fadil Vokrri' për t'u përgatitur për ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë.

Dhe në hyrje të stadiumit, tifozët e Kosovës e kanë befasuar mbrojtësin Mërgim Vojvoda me një baner.

"Kokën lart! Keni për çka të mburreni. Krenar me ty Mërgim", shkruhet në banerin për Mërgim Vojvodën.

Ndryshe, me humbjen e djeshme, Kosova shuan ëndrrën për 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator, derisa tash synimin e ka përmes Ligës së Kombeve./Zëri.info