'Godet' trajneri i Çekisë: Kështu ia dolëm ta shtojmë presionin ndaj Kosovës

'Godet' trajneri i Çekisë: Kështu ia dolëm ta shtojmë presionin ndaj Kosovës

Sport nëntor 14, 2019 - 23:54
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy është shfaqur në një konferencë për shtyp, derisa ka folur për ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

"Për ne ishte e rëndësishme të fitonim. Tani të shohim se me kë do të jemi në grup për 'Euro 2020", ka thënë Silhavy, përcjell Zëri.info.

"Ky është një sukses i madh. Unë mbetem në rolin kryesor, pra atë të trajnerit. Dhe unë jam i kënaqur", vlerësoi Silhavy.

"Për të rritur presionin në fushë, e inkuadrova Ondracek. Për këtë e bëra zëvendësimin", shtoi trajneri çek.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndrra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info