Reagimi interesant i Federatës çeke pas fitores kundër Kosovës në Plzen

Reagimi interesant i Federatës çeke pas fitores kundër Kosovës në Plzen

Sport November 14, 2019 - 23:05
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Çekisë përmes rrjetit social 'Facebook'.

"Turni ka mbaruar. Ne jemi kualifikuar në 'Euro 2020", ka shkruar Federata çeke.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info