Çeki 2, Kosovë 1: Publikohen statistikat e ndeshjes në 'Doosan Arena'

Çeki 2, Kosovë 1: Publikohen statistikat e ndeshjes në 'Doosan Arena'

Sport November 14, 2019 - 22:48
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Posedimi i topit i takoi çekëve me 60%, derisa vendasit kishin edhe 25 tentime për gol, tetë prej tyre në portë.

Image

Kurse, Kosova tentoi vetëm katër herë për gol, kurse vetëm një e kishte në portë.

Nga ana tjetër, Anglia mbetet lider me 18 pikë, kurse Çekia në vendin e dytë me 15 pikë.

Pra, Anglia dhe Çekia vazhdojnë në 'Euro 2020', Kosova shpreson te Liga e Kombeve./Zëri.info