Challandes e kryen edhe zëvendësimin e dytë, ja kush ka hyrë në lojë

Challandes e kryen edhe zëvendësimin e dytë, ja kush ka hyrë në lojë

Sport November 14, 2019 - 22:20
Detajet

Kanë kaluar mbi 75 minuta lojë në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Rezultati momental është 1:1 në 'Doosan Arena', raporton Zëri.info.

Trajneri Bernard Challandes e ka bërë edhe zëvendësimin e dytë.

Florent Hadërgjonaj është larguar nga loja, derisa në vend të tij është futur Edon Zhegrova.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përballur në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë./Zëri.info