Rashica, Ronaldo dhe Mbappe, UEFA ka një pyetje interesante për ndjekësit para ndeshjeve të sontme

Rashica, Ronaldo dhe Mbappe, UEFA ka një pyetje interesante për ndjekësit para ndeshjeve të sontme

Sport November 14, 2019 - 17:02
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, “Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshje e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Para ndeshjes, faqja e ‘UEFA Euro 2020’ ka bërë një pyetje interesante përmes rrjetit social ‘Facebook’.

“Kush do të shënojë sonte”, ka pyetur ‘UEFA EURO 2020’ duke shtuar në opsionin e përgjigjjeve edhe Milot Rashicën e Kosovës së bashku me Harry Kane, Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappen dhe disa të tjerë.

Ndryshe, ndeshja mes Republikës çeke dhe Kosovës zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’./Zëri.info