Shpend Ahmeti arrin në Plzen, viziton hotelin ku po qëndrojnë yjet e Kosovës

Shpend Ahmeti arrin në Plzen, viziton hotelin ku po qëndrojnë yjet e Kosovës

Sport November 14, 2019 - 16:48
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

“Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetësore me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshja e vlefshme për grupin A do ta vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Image

Përkrahja është e madhe për Kosovën edhe në Plzen.

Në mbështetje të futbollistëve është kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Image

Ahmeti tashmë ka arritur në hotelin ku po qëndrojnë djelmoshat e Bernard Challandes.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 20:45./Zëri.info