Granit Xhaka me postim emocionues për ditëlindjen e nënës së tij

Granit Xhaka me postim emocionues për ditëlindjen e nënës së tij

Sport November 14, 2019 - 16:39
Zbuloni detajet

Mesfushori nga Kosova i Përfaqësueses së Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka, ia ka uruar ditëlindjes nënës së tij në rrjetin social "Instagram", shkruan Zëri.info.

Ylli i futbolli shqiptar i ka zgjedhur fjalët më të mira për nënën e tij derisa i ka postuar edhe dy fotografi, njërën kur ishte i vogël së bashku me vëllain e tij Taulantin dhe tjetrën të realizuar vite kohë më parë.

Graniti momentalisht i grumbulluar me Zvicrën

Postimi i Granit Xhakës në "Instagram" pa ndërhyrje

Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time.ë. /Zëri.info