Lëndimi i Salahut, këto janë lajmet e fundit

Lëndimi i Salahut, këto janë lajmet e fundit

Sport November 14, 2019 - 15:18
Detajet

Data e rikthimit të Mohamed Salahut nga lëndimi mbetet ende e paqartë, derisa sulmuesi i Liverpoolit po vazhdon trajtimin mjekësor në nyjën e këmbës së tij pas tërheqjes nga ekipi i Egjiptit të martën, transmeton zeri.info

Salah është larguar nga përfaqësuesja e Egjiptit për ndeshjet e ardhshme të këtij muaji për shkak të një problemi në këmbën e tij të majtë.

“Sky Sports” merr vesh se Salahut i është ofruar mundësia për të stërvitur i vetëm për të vazhduar trajtimin e tij.

Por, ende mbetet e paqartë se për sa kohë do të mbetet jashtë fushave./Zëri