Ish-sulmuesi i Liverpoolit: Kurrë nuk u ndjeva rehat te Anglia

Ish-sulmuesi i Liverpoolit: Kurrë nuk u ndjeva rehat te Anglia

Sport November 14, 2019 - 09:40
Detajet

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler e ka pranuar se ai kurrë nuk ishte ndjerë tërësisht rehat duke luajtur për përfaqësuesen angleze, transmeton zeri.info 

Fowler ishte njëri prej sulmuesve më efikas të gjeneratës së tij, duke gjetur 254 gola në 590 ndeshje për Liverpoolin, Leedsin dhe Manchester Cityn gjatë karrierës së tij.

Sidoqoftë, ai ishte paraqitur në vetëm 26 ndeshje për Anglinë dhe kishte shënuar 6 gola.

“Që të jem tërësisht i sinqertë, po të kisha luajtur më shumë ndeshje për Anglinë unë mund të kisha një ndjenjë tjetër. Unë thjesht nuk u ndjeva pjesë e Anglisë sepse nuk është se luajta”, u shpreh Fowler./Zëri