Trajneri i Çekisë pyetet për mungesat e Zenelit dhe Kryeziut, befason me këtë përgjigjje

Trajneri i Çekisë pyetet për mungesat e Zenelit dhe Kryeziut, befason me këtë përgjigjje

Sport nëntor 13, 2019 - 16:10
Detajet

Kombëtarja e Republikës çeke është duke mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën në Plzen.

Çekët janë nikoqirë të Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit A në eliminatoret e Kampionatit Evropian 'Euro 2020’, raporton Zëri.info.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, në konferencën e sotme për shtyp është pyetur edhe për mungesat tjera të Kosovës si Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu.

Silhavy është përgjigjur duke thënë:

“I respektojmë lojtarët e Kosovës dhe e respektojmë këtë ndeshje”.

“Arbër Zeneli nuk ka luajtur as në ndeshjen e parë, por Kosova ka lojtarë tjerë të shkëlqyer si Rashica”, vlerësoi Jaroslav Silhavy.

“Por, dëshira jonë është që të fitojmë të enjten”, shtoi trajneri çek. /Zëri.info