Kosovë - Angli, merret vendimi i madh për Raheem Sterling

Kosovë - Angli, merret vendimi i madh për Raheem Sterling

Sport November 12, 2019 - 23:44
Detajet

Raheem Sterling nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Anglisë Gareth Southgate për ndeshjen kundër Malit të Zi, ndeshje e cila zhvillohet të enjten.

Sterling është pezulluar nga 'Tre Luanët' për këtë ndeshje shkaku i zënkës së tij me bashkëlojtarin Joe Gomez në stërvitjen e së hënës, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, futbollisti i talentuar i Manchester Cityt pritet të rikthehet në Kombëtaren angleze për ndeshjen kundër Kosovës e cila zhvillohet në 'Fadil Vokrri', të dielën.

Image

Lajmin e ka bërë të ditur 'Daily Mail', medium i cili shkruan se Sterling do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Pavarësisht problemit të fundit, Southgate e sheh Sterlingun si pjesë të rëndësishme të planeve të tij.

“Raheem Sterling është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë. I dua të gjithë lojtarët e mi. Jemi si një familje dhe të gjitha familjet kanë mospajtime. E rëndësishme për një familje është që të komunikojë dhe t’i tejkalojë problemet”, ka thënë Southgate në konferencën e sotme për shtyp./Zëri.info