Lajmi i fundit: 'Bombë' te Anglia para ndeshjes me Kosovën, përjashtohet ylli i skuadrës

Lajmi i fundit: 'Bombë' te Anglia para ndeshjes me Kosovën, përjashtohet ylli i skuadrës

Sport nëntor 12, 2019 - 00:53
Zbuloni detajet

Kombëtarja e Anglisë po përballet me probleme para dy ndeshjeve të radhës eliminatore për Kampionatin Evropian Euro 2020, shkruan Zëri.info.

Anglia si fillim luan me Malin e Zi më 14 nëntor kurse më 17 nëntor luan ndaj Kosovës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se nga skuadra është larguar sulmuesi Raheem Sterling, i cili nuk do të aktivohet ndaj Malit të Zi.

Raheem Sterling (Manchester City) dhe Joe Gomez (Liverpool) janë përfshirë në një incident në seancën e sotme stërvitore të Anglisë, raportojnë mediat angleze.

Dyshja e ‘Tre Luanëve’ u detyruan të stërvisin ndaras nga bashkëlojtarët e tyre pas një përleshje në ‘St George’s Park’, shkruan Zëri.info.

E gjithë kjo vjen disa orë pasi dyshja luajtën kundër njëri-tjetrit në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në pasditën e së dielës.

Image

Trajneri i Kombëtares angleze, Gareth Southgate konfirmon se Sterling nuk do të aktivohet ndaj Malit të Zi.

Gjithsesi, Sterling do të mbetet me Kombëtaren edhe pse nuk do të aktivizohet ndaj malazezve. 

“Ne kemi vendosur që të mos të llogarisim në Rahemin për ndeshjen me Malin e Zi të enjten. Një nga sfidat e mëdha për ne është që t’i ndajmë rivalitet e klubeve nga kombëtarja. Për fat të keq emocionet e ndeshjes së mbrëmshme ende ishin edhe sot”, ka deklaruar trajnerin i Anglisë, Gareth Sauthgate për mediat angleze, përcjell Zëri.info.

“Ndjenja ime është që gjëja e duhur për skuadrën është vendimi që kemi marrë. Tani vendimi është marrë me pajtimin e gjithë skuadrës. Është e rëndësishme që ne t’i përkrahim futbollistët dbe të fokusohemi për ndeshjen”, ka shtuar ai. /Zëri.info