Ujkani para ndeshjes me Republikën e Çekisë: Nuk do të jetë lehtë, por..

Ujkani para ndeshjes me Republikën e Çekisë: Nuk do të jetë lehtë, por..

Sport November 11, 2019 - 20:21
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Fillimisht, më 14 nëntor, Kosova i shkon Republikës së Çekisë në Plzen, ndërsa tri ditë më vonë e pret Anglinë në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Djelmoshat e Bernard Challandes tashmë janë grumbulluar në kryeqytet, derisa sot zhvilluan seancën e parë stërvitore.

Pas stërvitjes, kapiteni i Kosovës Samir Ujkani u paraqit në një konferencë për media, ku tha ndeshja me çekët nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Nuk do të jetë e lehtë, e dimë, por do të japim maksimumin për të bërë ëndrrën realitet”, tha fillimisht Ujkani.

“E dimë se kemi një tjetër shans në mars, por do të provojmë të arrijmë Europën me anë të kualifikimeve”, vlerësoi portieri i Torinos./Zëri.info