Prizreni triumfon ndaj Pejës në 'Karagaçi'

Prizreni triumfon ndaj Pejës në 'Karagaçi'

Sport November 10, 2019 - 22:11
Detajet

Në një ndeshje shumë interesante, Peja është mundur në shtëpi nga Ponte Prizreni me rezultat 95:99 (23:19, 22:22, 28:28, 22:30).

Vendësit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 23:19. Perioda e dytë dhe e tretë ishin tërësisht të barabartë, 22:22 dhe 28:28, shkruan FBK, përcjell Zëri.info.

Periudha e fundit ka përcaktuar edhe fituesin e kësaj përballje. Në këtë pjesë mysafirët ishin më të mirë 22:30, duke fituar në fund me katër pikë dallim, 95:99.

Henrik Sirko ishte më i dalluari te Peja me 26 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, kurse pikë dyshifore shënuan Jordan Martin 14, Arbër Berisha 13, Albin Berisha 13 dhe Malcolm Armstead me 11 pikë e 10 asistime.

Te Ponte Prizreni dukshëm më i miri ishte Elliott Cole me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Tashmë Peja ka katër fitore dhe pesë humbje, kurse Ponte Prizreni pesë fitore dhe katër humbje./Zëri.info