Sa keq, Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahçe – Kasimpasa

Sa keq, Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahçe – Kasimpasa

Sport nëntor 08, 2019 - 22:51
Detajet

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi raportohet se ka pësuar një lëndim në sfidën e sontme që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Kasimpasas.

Muriqi në këtë ndeshje realizoi 2 gola dhe luajti plot 90 minuta, por pas ndeshjes mësohet se ai ka pasur disa dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë, shkruan Zëri.info.

Nuk ka akoma ndonjë ekzaminim mjekësor nga skuadra turke dhe mbetet të shpresojmë se asgjë serioze nuk do të ndodhë.

Ndryshe Muriqi tashmë ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjen ndaj Çekisë e Anglisë./Zëri.info