Vedat Muriqi nuk di të ndalët shënon edhe golin e dytë te Fenerbahçe

Vedat Muriqi nuk di të ndalët shënon edhe golin e dytë te Fenerbahçe

Sport nëntor 08, 2019 - 19:21

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi nuk di të ndalët te Fenerbahçe. Ai në minutën e 6-të i ka dhënë epërsi Fenerbahçes në duelin që po e zhvillon në këto momente me skuadrën e Kasimpasas për 1:0.

Mysafirët kanë barazuar në minutën e 32-të për 1:1, por përsëri në skenë ka dal Vedat Muriqi që ka shënuar edhe golin e dytë prapë nga penalltia në minutën e 44-të për rezultatin 2:1. /Zëri.info