Disiplinori merr vendim ndaj Ismet Munishit, ky është dënimi ndaj tij

Disiplinori merr vendim ndaj Ismet Munishit, ky është dënimi ndaj tij

Sport October 23, 2019 - 12:04
Detajet

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotëm ka sjellë disa vendime ku ka ndarë masa ndaj personave të padisiplinuar në ndeshjet e zhvilluara fundjavën e kaluar.

Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pasi është përjashtuar me karton të kuq në sfidën Drita – Ballkani është dënuar me dy ndeshje, shkruan Zëri.info.

“Për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen Drita - Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub - në udhëheqjen e ekipit”, ka shkruar disiplinori i FFK-së./Zëri.info

Në anën tjetër futbollisti i Ballkanit Edmond Turku për përjashtim me karton të kuq dënohet me dy ndeshje moslojë./Zëri.info