Disfatë nga Drita në Gjilan, Ismet Munishi 'shpërthen' pas humbjes së Ballkanit

Disfatë nga Drita në Gjilan, Ismet Munishi 'shpërthen' pas humbjes së Ballkanit

Sport October 20, 2019 - 16:47
Detajet

Në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani nuk i ka rezistuar Dritës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, "Xhebrailat" pësuan humbje me rezultat të pastër 2:0 nga Drita, raporton Zëri.info.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë interesante.

“Goli i parë ishte ofsside, kartoni i kuq nuk ekzistoi te Turku edhe pse ishte ndërhyrje e fortë por jo për karton të kuq", tha fillimisht Munishi për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Unë kërkova sqarime ai më ndëshkon, kërkoj prapë sqarime te karton i kuq, ai më jep mua të kuqin dhe kjo nuk është në rregull", vlerësoi Munishi.

"Sa i përket lojtarëve, nuk ishte dita e disa prej tyre, por po them gjyqtari duhet pasur kriterium të njëjtë pasi nuk shkon kështu”, shtoi Munishi./Zëri.info