Ish-futbollisti kosovar nis një peticion për Qeverinë e Kosovës

Ish-futbollisti kosovar nis një peticion për Qeverinë e Kosovës

Sport October 20, 2019 - 10:18
Detajet

Sportistët njihen për sakrificën e madhe që kanë bërë për ta mbajtur gjallë sportin e në veçanti futbollin, ku në kohën e paraluftës kanë përjetuar pothuaj gjithçka nga regjimi serb.

Ilir Vokrri, ish-futbollist i gjeneratës së paraluftës, ka nisur një iniciativë për nënshkrimin e një peticion për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Përmes rrjetit social Facebook, ai ka bërë kërkesën që në bisedimet e ardhshme Kosovë – Serbi, të kërkohet edhe dëmshpërblimi për vitet dhe karrierën e humbur, si dhe dëmtimet fizike dhe psikike të shkaktuara nga regjimi serb.

“Sportistët e prekur nga diskriminimi dhe privimi nga marrja me sport dhe largimi nga objektet sportive ftohen të nënshkruajnë këtë peticion për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në bisedimet e ardhshme, krahas çështjeve tjera, ta shtrojë edhe kërkesën e sportistëve për dëmshpërblim të viteve dhe karrierave të humbura si dhe dëmtimeve fizike dhe psikike, të shkaktuar nga regjimi serb”, ka shkruar Vokrri në Facebook./Zëri.info

Image