Pas dorëheqjes së Shaqirit, ky trajner do ta drejtojë Flamurtarin

Pas dorëheqjes së Shaqirit, ky trajner do ta drejtojë Flamurtarin

Sport October 19, 2019 - 16:57
Detajet

Skuadra e Flamurtarit pas barazimit të sotëm me Drenicën është mbetur pa trajnerin Artim Shaqiri që dha dorëheqje.

Mungesa e rezultateve bëri që Shaqiri mos ta pranojë më situatën e krijua duke lëshuar rrugë në mënyrë që Flamurtarit t’i kthehen rezultatet, shkruan Zëri.info.

Drejtues të skuadrës kuqezi i kanë thënë Zëri.info se ende nuk është vendosur se kush do ta drejtojë ekipin, derisa ai tash për tash i është besuar Synaj Keqit i cili ishte ndihmës i Artim Shaqirit.

Të kujtojmë se ditë më parë drejtor sportiv te Flamurtari u emërua Arbnor Morina dhe shumë lehtë mund të ndodhë që ai ta marrë postin e trajnerit./Zëri.info